Dublin veze dhe kepuce kunder Blerit
Ne javen e pare te daljes se tij ne shitje A Journey autobiografia e Toni Blerit i theu te gjitha rekordet e meparshme per libra te ketij lloji. Por udhetimi i ish-kryeministrit per te publikuar kujtimet e tij nuk nisi ne menyren e duhur mengjesin e djeshem ne nje librari te madhe publike ne Dublin ku Bler duhej te bente etapen e pare te turit te tij per te firmosur kopjet e librit per te shtrenguar duart dhe takuar lexuesit ish-lideri laburist u prit ne hyrje te librarise nga nje turme demonstruesish qe nuk kursyen vezet dhe kepucet kundrejt tij ne stilin e kopjuar nga gazetari irakian qe goditi Bushin ne nje konference per shtyp ne Bagdad. Vetem bashkepunimi mes forcave te rendit irlandeze dhe agjenteve sekrete qe shoqeronin ish-kryeministrin bene te mundur qe te evitohej goditja apo afrimi i kontestuesve me afer sesa ishte parashikuar. Bler kishte zgjedhur Dublinin si vendin e pare per shfaqjet ne publik me shpresen se do te shkepuste vemendjen nga Iraku dhe perqendrimin tek ajo qe mund te quhet nje nga sukseset me te medha te mandatit te tij paqen ne Irlanden e Veriut mes protestanteve dhe katolikeve. Por as kjo nuk sherbeu. Rreth 200 manifestues te mbledhur perpara librarise se kryeqyteti irlandez mbanin ne dore parulla qe i kujtonin Blerit genjeshtrat per luften ne Irak masakrat e civileve humbjen e ushtareve britanike per shkak te nje lufte te gabuar dhe ilegale te pakten sipas demonstruesve. Policise qe e kishte rrethuar vendin ku do te kalonte Bler iu desh te nderhynte edhe me force fizike per te qetesuar demonstruesit e papermbajtshem ne momentin e ardhjes se tij. Por pavaresisht kesaj ngjarjeje aspak te kendshme brenda librarise sipas pamjeve te transmetuara nga televizionet britanike Bler nuk e dha aspak veten por me buzeqeshjen qe e karakterizon u ul perkrah nje sere volumesh me libra ku tregohen me detaje kujtimet e tij gjate kohes qe ka qene ne pushtet. Ne librin me 848 faqe ish-kryeministri tregon se pati derdhur lot dhe u deshperua per viktimat e luftes ne Irak dhe familjaret e tyre por perserit bindjen e tij se vendimi per te rrezuar nga pushteti Saddam Hussein ishte i drejte pavaresisht se motivi qe dha atehere Britania e madhe per futjen ne lufte ekzistenca e armeve te shkaterrimit ne mase u vertetua qe nuk ishte i vertete. Po ashtu ne nje interviste te dhene per BBC gjithmone per daljen e librit Bler theksoi se radikalizmi islamik eshte kercenimi me i madh per sigurine dhe paqen boterore duke lajmeruar perendimin se lufta per ta zhdukur do te jete e gjate dhe e veshtire. Ish-kryeministri laburist ka ne program nje shfaqje te dyte ne publik per te firmosur kopje te librit te tij. ne 8 shtator ai do te jete mysafir ne librarine
Waterstone te Londres afer Piccadilly Circus. Pas asaj qe ndodhi ne Dublin nuk dihet ende nese takimi do te shtyhet. Megjithate frika se ne kryeqytetin britanik permasa e protestave do te jete shume here me e madhe se ajo ne Irlande ekziston.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic