E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ne shesh kunder racizmit

Mijera njerez kane protestuar ndaj masave diskriminuese racore te Presidentit Sarkozi

Me mijera persona mbushen dje rruget e Parisit dhe 130 qyteteve te tjera franceze per ti thene jo politikes se re te sigurise te ndermarre nga Presidenti Sarkozi per ekstradimin e te huajve nga vendi. Gjate javeve te kaluara Presidenti francez Sarkozi aprovoi nje dekret per shperberjen e qindra lagjeve qe populloheshin pa leje nga rome dhe heqjen e shtetesise se emigranteve qe perfshihen ne konflikte me policine apo kryejne krime te tilla si poligamia dhe prostitucioni. Qindra rome u ekstraduan me pas nga vendi. Dhjetera aktiviste dhe organizata te te drejtave te njeriut kundershtuan menjehere keto vendime te qeverise. Rreth 12 mije vete sipas policise dhe 50 mije sipas organizatoreve jane te dhenat e para per numrin e pjesemarresve ne manifestimin e zhvilluar ne Paris kunder masave te qeverise franceze per debimin nga vendi te romeve. Grupe nomadesh kampet e te cileve u shkaterruan nga autoritetet vendase ne ditet e kaluara udhehoqen protestat ne kryeqytetin francez ndersa manifestime te tilla te ngjashme u zhvilluan edhe ne qytete te tjera europiane perballe ambasadave franceze. Ne fakt debati per Francen raciste ka nisur te lulezoje ne vend qe me masat e marra ne korrik nga qeveria e Presidentit Nikolas Sarkozi per te miren dhe sigurine e vendit. Mes masave te marra eshte edhe largimi i thuajse nje mije romeve dhe kthimi i tyre ne vendet e ardhjes perkatesisht Rumani dhe Bullgari. Ne Paris nje grup prej 40 romesh ishte ne krye te kortezhit qe u grumbulluan ne qendren e qytetit ndersa manifestuesit mbanin ne duar parulla me mbishkrimet Jo politikave cnjerezore te Sarkozise. Mes personave qe kane dale ne shesh ka pasur edhe njerez te famshem te artit dhe kultures. Ne Bordo me shume se nje mije njerez moren pjese per rreth dy ore ne nje miting ku kerkonin qe tu jepej fund politikave ksenofobe. Edhe ne Tuluz pati protesta kunder racizmit shteteror. Qindra persona moren pjese ne protestat e zhvilluara ne ambasaden franceze ne Londer ndersa ne dore mbanin fotot e Sarkozise ku shkruhej Nen buzeqeshje ...fshihet faji. Po ashtu ne Bruksel nje numer i madh njerezish mes te cileve edhe shume rome manifestuan perpara selise diplomatike franceze ndersa ne dore mbanin kartemonedha simbole keto te 300 eurove qe u dhane romeve qe pranuan te largoheshin vullnetarisht. Protesta pati edhe ne Spanje si ne Madrid ashtu edhe ne Barcelone. Manifestuesit lexuan nje leter ku kerkohet respektimi i te drejtave njerezore qe do ti dorezohet ambasadorit francez. Edhe Italia u sensibilizua me qytetet e tjera europiane.

Por pertej shifrave ky manifestim konsiderohet si prova e pergjithshme e nje etape kunder Sarkozise iniciatori me i madh i ketyre masave diskriminuese dhe raciste. Po ashtu te marten eshte parashikuar nje greve e pergjithshme dhe protesta te sindikatave kunder reformes se pensioneve. Sipas kesaj reforme mosha e daljes ne pension transferohet nga 60 ne 62 vjec. Numri i romeve te debuar nga Franca qe nga fillimi i ketij viti ka qene me shume se 8 mije. Vitin e kaluar kjo shifer ishte 9.875. aktualisht autoritetet vleresojne se jane 15 mije rome qe jetojne ne vend. Mbyllja e kampeve te romeve dhe largimi i tyre nga vendi kane ngjallur nje sere polemikash ne rang nderkombetar. Ne fund te gushtit Parisit iu terhoq vemendja nga Kombet e Bashkuara te cilat bene apel qe te evitohen bisedime politike diskriminuese. Megjithate sondazhet kane treguar se me shume se gjysma e francezeve i miratojne masat e ndermarra nga qeveria. Liga Franceze per te Drejtat e njeriut qe ka organizuar pjesen me te madhe te manifestimeve te djeshme ka bere me dije se kerkon qe te beje te reagoje qeverine ksenofobe duke pershkruar abuzimet e pesuara nga romet ne France. Vija e kuqe eshte kaluar deklaroi presidenti i Liges se te Drejtave te Njeriut Jean-Pierre Dubois. Sekretari i pergjithshem i sindikates franceze CGT Bernard Thibault tha gjate manifestimit ne Paris se eshte shume e rrezikshme te besosh se te gjitha gjerat e keqija qe ndodhin ne shoqeri vijne nga emigracioni. Shume organizata besojne se fajesimi i emigranteve prej Sarkozise per kriminalitetin ne vend shkel hapur parimet e republikes qe bazohen te liria barazia dhe vellazeria. Organizatoret e protestave kishin zgjedhur jo pa qellim daten 4 shtator nje date qe perkon me shpalljen e republikes se trete ne France ne vitin 1870. Tashme ajo qe ne fillim u cilesua si nje krize social-ekonomike po rrezikon te transformohet ne nje kercenim per te gjithe shoqerine thuhet ne deklaraten e perbashket te 50 organizatave humanitare qe veprojne ne France.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›