E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Semundjet kronike jo-ngjitese me vdekjeprureset ne bote

Semundjet kronike joinfektive si kanceri semundjet e zemres infarkti dhe diabeti jane ne rritje dhe po shkaktojne vdekjen e shume personave ne vendet me te ardhura te uleta ose mesatare thuhet ne nje raporti te ri te Organizates Boterore te Shendetesise. Raporti i Organizates Boterore te Shendetesise mbi semundjet vdekjeprurese  thote se ne vitin 2008 me shume se 63 perqind e atyre qe vdesin ne mbare boten me shume se 36 milione njerez nga semundjet joinfektive. Ne raport thuhet se 80 perqind e ketyre vdekjeve jane raportuar ne vendet ne zhvillim.

Organizata Nderkombetare e Shendetesise tha se semundjet ngjitese si sida dhe turbokulozi nuk jane semundje qe perbejne kercenimin me te madh global te shendetit publik. Kercenimi me i madh vjen nga semundjet jo ngjitese te cilat shpesh shkaktohen nga dieta e varfer dhe stili i jetes ndikimi i mjedisit ose perberja gjenetike.

Ne shume pjese te botes numri i rasteve te semundjeve jo ngjitese po rritet dhe abuzimi i duhanit dhe alkoholit vetem se kane rritur kete problem.

Organizata Nderkombetare e Shendetesise thote se miliarda dollare te shpenzuara cdo vit per trajtimin e semundjeve kronike si kanceri semundjet e zemres dhe diabeti po i shtyjne miliona njerez ne vendet ne zhvillim poshte kufirit te varferise.

Drejtoresha e pergjithshme e Organizates Nderkombetare te Shendetesise Margaret en thote se duhet ti kushtohet vemendje me e madhe lidhjes mes ketyre semundjeve vdekjeprurese dhe mireqenies ekonomike te popullsise se vendeve me te ardhura te uleta dhe mesatare.

Per disa vende nuk eshte ekzagjerim te thuhet se ato jane ne nje situate e cila pritet te shnderrohet ne katastrofe per shendetin shoqerine dhe ekonomite kombetare. Sfida e luftimit te semundjeve jo-ngjitese ka marre dimensione te paprecedente.

Ekspertet thone se ndryshimet demografike jane shkaku kryesor i semundjeve jo-ngjitese. Ne shume vende ne zhvillim popullsia po rritet dhe plaket me shpejtesi si dhe po perqafon me shume stilin urban te jetes.

Eksperti i semundjeve kronike Dr. James Hospedales thote se problemi nga semundjet jo ngjitese eshte me i perhapur se sa cmendojne njerezit. Ai thote se ato jane problem madhor ne vende te medha si Shtetet e Bashkuara India Kina mbare Amerika Latine dhe rajoni i Mesdheut.

Nderkohe qe semundjeve ngjitese u kushtohet me shume vemendje ne Afrike Organizata Nderkombetare e Shendetesise perllogarit se aty nga viti 2020 semundjet kronike do kalojne semundjet ngjitese per nga numri i vdekjeve qe shkaktojne ne shume vende te Afrikes.

Dr. Hospedales vuri ne dukje se ne vendet e vogla  si Trinidadi dhe Tobago ose Barbadosi kostoja e shendetit publik per trajtimin e tensionit te larte dhe diabetit eshte rritur mes 5 dhe 8 perqind te prodhimit te brendshem te ketyre vendeve.

Kjo nuk eshte e qendrueshme dhe nese vazhdon mund te shkaterroje sherbimet shendetesore ne shume vende. Nuk mund te presim deri ne zgjidhjen e problemit te virusit hiv dhe malaries. Varet nga ne. Ne fakt nje nga kontribuesit e medhenj te rritjes se turbokulozit ne disa vende eshte rritja e diabetit dhe obezitetit keshtu qe ekziston nje lidhje mes diabetit dhe turbokulozit.

Dr. Hospedales thote se udheheqesit e disa vendeve me te ardhura te uleta dhe mesatare kane filluar ta kuptojne se politikat kombetare te shendetesise duhet te perqendrohen me shume ne parandalimin e semundjeve.

Ai thote se keta udheheqes e kane kuptuar se dieta e thjeshte dhe ndryshimet ne stilin e jetes mund te ulin faktoret e rrezikut per infarkt kancer diabetin dhe semundjet kronike te frymemarrjes si azma dhe bronkiti.

Organzata Boterore e Shendetesise perllogarit se mbi 30 milione jete mund te shpetohen ne 10 vitet e ardhshme nga marrja e masave te thjeshta si pakesimi i nivelit te kripes me 15 ose 20 perqind pakesimi i sasise se duhanit dhe rritja e numrit te njerezve te cilet jane ne rrezik nga infarkti qe eshte i sherueshem permes trajtimeve parandaluese. Keto tre masa mund te shpetojne 30 milione jete ne 10 vitet e ardhshme.

Zyrtaret e Organizates Boterore te Shendetesise thone se raporti i agjencise se OKB-se mbi semundjet jo ngjitese me vleresimin e tij te semundjeve jongjitese ne cdo vend ka per qellim edukimin e atyre qe bejne politikat industrise udheheqesve te shoqerise civile dhe publikut rreth nevojave per nje pergjigje te koordinuar ndaj ketyre kercenimeve te shendetit publik.

Ne muajin shtator Asambleja e Pergjithshme e OKB-se do te organizoje takimin e pare te nivelit te larte mbi Parandalimin dhe Kontrollimin e Semundjeve Jo-ngjitese ne Nju Jork.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›