E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi tek shtatzënat shton rrezikun për fëmijë iperaktiv

LONDËR- Një grua e stresuar gjatë shtatëzanisë ka më tepër rrezik se të tjerat të lindë një fëmijë iperaktiv, sipas një studimi bërë publik në konferencën vjetore të British Psychological Society nga Alina Rodriguez e Istitutit të Psikiatrisë në King's College të Londrës.
Sipas kërkimeve, ankthi dhe tensioni para lindjes mund të kontribuojnë në 15 për qind të rasteve të Adhd, sindroma e defiçitit të vëmendjes dhe të iperaktivitetit.
Sipas hipotezave të neurologëve, të cilët kanë ndjekur mijëra fëmijë që para lindjes deri në shkollën fillore, hormonet e stresit në mitrën e nënës cënojnë kalimin normal të neuroneve mes dy hemisferave të trurit duke shkaktuar një sërë problemesh neurologjike.
Adhd është një nga çrrgullimet më të shpeshta në sjelljen e fëmijëve dhe prek rreth 5 për qind të fëmijëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›