E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine Protesta kunder shefit te delegacionit te Serbise per bisedime me Kosoven

Zyrtare te policise se Kosoves kane bere te ditur se jane lenduar 21 persona ne protesten e sotme ne mesin e te cileve 15 pjesetare te policise dhe 6 protestues ndersa jane arrestuar 2 persona te tjere.

Policia perdori gazin lotsjelles dhe shkopinjte e gomes per te shperndare grupet e protestuesve qe po kundershtonin viziten ne Prishtine te shefit te delegacionit te Serbise per bisedime me Kosoven Borko Stefanovic.

Pjesetaret e levizjes Vetevendosje qe ne oret e paradites filluan te bllokojne hyrjet ne ndertesen e qeverise se Kosoves per te penguar kete vizite qe ata e cilesojne si te panevojshme dhe te demshme per Kosoven.

Ne oret e pasdites situata shkallezoi kur protestuesit hodhen gure dhe ngjyre mbi makinat e qeverise se Kosoves dhe atyre qe po percillnin zyrtarin serb.

Zyrtari serb u takua nderkaq me dyer te mbyllura me zevendeskryeministrin e Kosoves Hajredin Kuqi dhe shefen e delegacionit te Kosoves Edita Tahiri. Ne nje njoftim te zyres se zevendeskryeministri Hajredin Kuci thuhet se ne kete takim u bisedua per tema te cilat rrjedhin nga takimet e delegacioneve te Kosoves dhe Serbise qe po zhvillohen ne Bruksel ku te dy palet shprehen vullnetin dhe gatishmerine per te vazhduar takimet e karakterit teknik dhe per te kerkuar zgjidhje qe i preokupojne qytetaret e te dyja paleve ne interes te bashkepunimit rajonal dhe te integrimeve evropiane. Zevendeskryeministri Kuci shprehu vullnetin e Qeverise se Republikes se Kosoves per te kontribuar ne mbarevajtjen e ketij procesi per te krijuar klime pozitive qe palet te gjejne interesin reciprok. Nga ana e tij kryenegociatori i Serbise Stefanovic e falenderoi zevendeskryeministrin e Republikes se Kosoves per pritjen gjate vizites se tij dhe premtoi qe do te kontribuoje pozitivisht ne dinamiken e bisedave te karakterit teknik thuhet ne njoftim.

Vizita e shefit te delegacionit serb kishte nxitur mospajtime edhe te nje pjese te drejtuesve politike te vendit dhe opozites e cila e ka cilesuar te papranueshme nje vizite te tille ndersa ka kundershtuar vleresimet e zyrtareve te larte te Kosoves dhe Beogradit se ajo mund te ndihmoje ne permiresimin e marredhenieve te ngrira ndermjet te dyja paleve. 

Fillimi i javes qe po vjen pritet te shenoje raundin e katert te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Nje pjese e opozites shfaq shqetesimin se vizita e sotme e perfaqesuesit serb ne Kosove do te mund te conte ne perpjekje per zhvendosjen e bisedimeve nga ato te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian ne takime te drejtperdrejta qe do te ishin te demshme per Kosoven.

Opozita thote se bisedimet jane ne favor te Serbise dhe Kosova nuk do te kete asnje perfitim prej tyre ne kete periudhe kur Beogradi refuzon te njoh pavaresine e Kosoves dhe kontrollon nje pjese te territorit te saj me strukturat paralele. Por udheheqesit e qeverise besojne se fundi i bisedimeve do te shenoje edhe nje hap drejt forcimit te paqes ne rajon dhe afrimin e Kosoves me strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›