E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Thaci Nuk kemi asgje per te fshehur

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se do te bashkepunoje ngushte me hetuesit nderkombetare lidhur me pretendimet per perfshirjen e tij ne nje rrjet te trafikimit te organeve njerezore. Ai i beri keto komente ne prag te takimit te radhes se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne te cilin do te debatohet raporti i sekretarit te pergjithshem Ban Ki Moon. Ne raportin e tij ai thekson pos tjerash se UNMIK-u eshte i gatshem ta zgjeroje bashkepunimin e tij te plote me cfaredo hetimi.

Serbia planifikon te kerkoje nga Keshilli i Sigurimit ngritjen e nje ekipi hetuesish mbi pretendimet e te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty sipas te cilit pjesetare te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves kane trafikuar organet e serbeve dhe te burgosurve te tjere ne fund te luftes ne Kosove.

Kryeministri Thaci i cili i ka hedhur poshte pretendimet e tilla tha se eshte i gatshem te bashkepunoje ne hetimin e tyre. Ne nuk kemi asgje per te fshehur. I dhame mbeshtetje te plote organeve te drejtesise. U premtojme bashkepunim shume te ngushte dhe i dheme mbeshtetje te fuqishme institucioneve nderkombetare te sundimit te ligjit. Prandaj ne kete drejtim ne do te kemi nje bashkepunim shume te ngushte me autoritetet e drejtesise dhe u dheme mbeshtetje te plote autoriteteve nderkombetare te sundimit te ligjit tha kryeministri Thaci.

Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit eshte shprehur i gatshem te zhvilloje hetime duke kerkuar me shume hollesi nga Dick Marty. Ne favor te hetimeve u shpreh edhe i derguari i perkohshem i Bashkimit Evropian per Kosoven Fernando Gentilini.

Une mendoj se keto gjera duhet te hetohen dhe Bashkimi Evropian eshte i gatshem te beje pjesen e tij te punes nese nje gje e tille kerkohet tha zoti Gentilini i cili sot filloi punen e tij per drejtimin e perkohshem te Zyres se perfaqesuesit te posacem te Bashkimit Evropian per Kosoven. Ai tha se do te angazhohet per forcimin e pranise afatgjate te Bashkimit Evropian ne Kosove dhe punes se perbashket me institucionet e vendit.

Ne kemi synime te perbashketa dhe synimi eshte qe Kosova te jete me afer Bashkimit Evropian tha zoti Gentilini i cili kete post e trashegoi nga diplomati holandez Pieter Faith qe eshte perfaqesues civil nderkombetare.

Te dyja keto poste ishin parapare me propozimin e krye negociatorit nderkombetar Martti Ahtisaari ne baze te te cilit eshte shpallur pavaresia e Kosoves e cila vazhdon te kundershtohet nga Serbia.  Plani i zotit Ahtisaari kishte parapare qe pushteti dhe pergjegjesite e perfaqesuesit civil nderkombetare dhe ato te perfaqesuesit te posacem te Bashkimit Evropian ti takojne te njejtit person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›