E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Shqiperia vendi me me shume emigrante

Nje zyrtar i larte mberrin ne Tirane per shkeljen e te drejtave

Nga Gjeneva Nefail Maliqi

Nje zyrtar i larte i Kombeve te Bashkuara deklaroi se Shqiperia eshte nje nga vendet me numrin me te larte te emigranteve per fryme. Francois Crpeau eshte raportuesi i OKB-se per ceshtjet e migrimit i cili sot do te vizitoje Tiranen ne nje mision special per te identifikuar dhe hartuar nje regjister te sakte per emigracionin. Gje qe realisht Shqiperia nuk e ka. Asnje e dhene zyrtare nuk furnizohet per emigrantet tane jashte vendit te cilet realisht kane ngelur jashte te gjitha zhvillimeve ne vend as nuk votojne as nuk zgjidhen as nuk zgjedhin. Pra te drejtat e tyre nuk respektohen. Por per kete mendon Organizata e Kombeve te Bashkuara e cila do te nise sot nje mision te vecante ne Tirane. Raportuesi i Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat e njeriut te emigranteve kanadezi Francois Crpeau jurist dhe profesor i se drejtes publike nderkombetare nga sot 5-13 dhjetor per tete dite rresht do te vizitoje Shqiperine per te vleresuar zbatimin e politikave strategjive dhe ligjeve per te mbrojtur te drejtat e emigranteve duke perfshire edhe emigrantet shqiptare qe jetojne jashte vendit. Nga numri i pergjithshem nje e katerta e se tretes se qytetareve shqiptare sot jane jashte vendit - tha Crpeau duke iu referuar flukseve te migracionit te rendesishme qe nga fillim te viteve 90 e kane bere Shqiperine nje vend me nje nga normat me te larta emigracionit ne bote. Nga nje popullsi prej 3.4 milione rreth nje milion shqiptare jetojne dhe punojne jashte vendit te tyre - ka pohuar ai ne Forumin Nderkombetar per Migracion qe zhvilloi punimet ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve. Ky eshte misioni i pare ne Shqiperi nga nje ekspert i pavarur i ngarkuar nga Kombet e Bashkuara Keshilli i te Drejtave te Njeriut me monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e te drejtave te njeriut te emigranteve duke marre parasysh ndjeshmerine e vecanta te grave femijeve dhe ato te padokumentuara ose ne nje gjendje te parregullt. Gjate kesaj vizite njejavore ne Shqiperi raportuesi special i OKB-se do te takohet me zyrtare te larte te qeverise shqiptare perfaqesues te shoqerise civile agjencite e Kombeve te Bashkuara organizatave nderkombetare dhe rajonale ne Tirane. Ai gjithashtu do te udhetoje ne pikat kufitare me Greqine dhe Malin e Zi ku do te vizitoje objekte te pritjes per emigrantet dhe te degjoje pikepamjet e emigranteve. Ne fund te misionit te tij te marten me 13 dhjetor raportuesi special do te ndaje konkluzionet e tij paraprake ne nje konference per shtyp te mbajtur ne hotel Rogner ne Tirane ne oren 1100.

Statistikat

Ne vitin 2003 ne Greqi sipas Raportit Vjetor te Komisionit Europian mbi Statistikat e Migrimit Azilit dhe Kthimeve jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptare. Ne vitin 2006 ne Itali sipas ISTAT-it dhe Zyres Italiane te Statistikave jetonin dhe punonin 348 813 shtetas shqiptare. Ne vitin 2005 ne SHBA sipas Regjistrimit te Pergjithshem te Popullsise jetonin dhe punonin 113 661 shtetas shqiptare. Ne vitin 2005 ne Mbreterine e Bashkuar sipas burimeve te MPSSHB-se jetonin dhe punonin 50 000 shtetas shqiptare. Ne vitin 2001 ne Kanada sipas Regjistrimit te Pergjithshem jetonin dhe punonin 14 935 shtetas shqiptare. Ne vitin 2002 ne Gjermani sipas Zyres Federale te Statistikave jetonin dhe punonin 11 630 shtetas shqiptare. Statistikat kane nevoje per rifreskim ne data referimi por edhe ne interpretim sipermarrje e veshtire por jo e pamundur per te cilen ka nisur punen Drejtoria e Politikave Migratore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›