Qeveria ndihmon Pakistanin per permbytjet
Qeveria shqiptare e ka pakesuar me 300 mije dollare buxhetin e saj per tu dhene ndihme disa shteteve ne kuader te katastrofave natyrore qe u kane ndodhur. Nje donacion prej 100 mije dollaresh eshte bere nga qeveria per Republiken Islamike te Pakistanit per shkak te permbytjeve qe kane ndodhur ne nje zone te ketij vendi ne lindje te kontinentit. Ministrise se Financave ne buxhetin e miratuar per vitin 2011 ti shtohet kundervlera e fondit 100 000 njeqind mije dollare amerikane per tu dhene si ndihme financiare per qeverine e Republikes Islamike te Pakistanit per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga permbytjet e shumta ne provincen Sindh theksohet ne vendimin e qeverise. Po keshtu e njejta shume eshte dhene edhe per qeverine e Republikes se Turqise per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga termeti i 23 tetorit ne kete vend. Nga ana tjeter nje ndihme prej 100 mije dollaresh ka perfituar edhe Sudani i cili ne muajin nentor eshte perballur me veshtiresi te medha nga thatesira.