Mazhoranca serish ne prove Kuvendi voton sot nen per nen buxhetin 2012
Kuvendi do te mblidhet sot ne nje seance plenare per te votuar projektbuxhetin e ri te shtetit. Pas kalimit ne parim te ketij drafti seanca pritet ta shqyrtoje nen per nen. Burime nga Kuvendi bejne te ditur se seanca kuvendore eshte parashikuar ne oren 09.00 pasi parashikohet dhe nje mbledhje paraprake e konferences se kryetareve per te diskutuar ne lidhje me Kodin Rrugor draft i cili kerkon nje shumice te cilesuar te votave dhe qe eshte bllokuar nga amendamentet e paraqitura nga ana e PS-se. Per sa i perket buxhetit te ri opozita ka shprehur voten kunder saj. Opozita eshte shprehur me rezerva duke ia lene vetem mazhorances voten pro. Pas diskutimeve ne parim dhe nen per nen per dy jave te plota Komisioni i Ekonomise i dha doren e fundit projektit qe do ti siguroje vendit nje rritje ekonomike 4.3. Arben Ahmetaj ne emer te Partise Socialiste tha se opozita nuk eshte kunder buxhetit por fakti qe qeveria nuk merr ne konsiderate asnje nga propozimet e ben miratimin thjesht fiktiv. PS-ja do te votoje pro buxhetit vetem nese merren parasysh propozimet e opozites. Paketa e propozimeve parashikon uljen ose heqjen e TVSH-se per disa artikuj baze ushqimore heqjen e TVSH-se per ilacet si dhe vendosjen e tatimit progresiv - tha Ahmetaj. Buxheti i vitit te ardhshem parashikon nje total shpenzimesh me vlere rreth 397 miliarde leke ose vetem 1.5 me teper se buxheti i ketij viti para ndryshimeve. Duke e krahasuar me projektin e korrikut ku qeveria shkurtoi 18 miliarde leke drafti i 2012-s nuk shkon me teper ne rritje me 5. Sa u takon investimeve nuk parashikohet rritje e tyre duke i mbajtur te njejta si me 2011-n rreth 70 miliarde leke kurse te ardhurat parashikohen ne 352 miliarde leke. Nje jave me pare seanca e Kuvendit u zhvillua me debate ndermjet mazhorances dhe opozites qe kishin te benin me draftin ne parim te projekt-buxhetit te shtetit. Per me teper se 12 ore socialistet dhe demokratet debatuan ashper ndaj projektbuxhetit ku opozita paraqiti 12 kushte per votimin pro te draftit te paraqitur nga ana e qeverise. Por qeveria nuk e pranoi nje propozim te tille te paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci. Nderkohe qe Komisioni parlamentar i Ekonomise pritet te paraqese relacionin final ku parashikohet edhe levizja e fondeve sipas institucioneve perkatese.