Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2012 dhe kodin rrugor
Pas votimit nen për nen, Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro dhe 50 kundra edhe në tërësi ligjin për buxhetin.
Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë opozita ka votuar kundër buxhetit i cili sipas saj nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit.
Në seancën e sotme, deputetët e PS-së ripërsërisin 8 kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me heqjen e TVSH për pagat, barnat, ushqimet, energjinë dhe librat por propozimet e opozitës u hodhën poshtë nga mazhoranca e cila votoi me 71 vota kundra.
Ndërkohë Kuvendi ka miratuar me 115 vota pro, kodin e republikës së Shqipërisë. Ashtu siç kishte vepruar edhe në komision deputetët e opozitës votuan pro ndryshimeve në kodin rrugor.