E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Bush falje pergjysme E di qe kam bere edhe gabime

Del ne SHBA libri autobiografik i ish-presidentit Decision Points. Per Obamen vetem fjale te mira

Ne SHBA duket se eshte koha e faljeve. Pasi Barak Obama mori persiper pergjegjesine per humbjen e demokrateve ne mesin e mandatit i takon pasardhesit te tij Xhorxh Bush te prononcoje ato fjale qe ne tete vitet e tij si President ka pasur gjithmone veshtiresi per ti artikuluar Kam gabuar. Ne intervisten e tij te pare televizive pas dy vjetesh heshtje dhe ne faqet e librit autobiografik qe doli sot dje ne SHBA Bush e pranon se e ka administruar keq emergjencen e uraganit Katrina dhe se ka nenvleresuar per nje kohe te gjate abuzimet ne burgun irakian te
Abu Ghraib. Ish-presidenti e pranon se ka qene i ngadalte per te kuptuar se kishte lindur nevoja per te perzene nga Pentagoni Donald Rumsfeld te cilit i kontribuon nje doze te mire pergjegjesie per gabimet e Irakut. Per me teper Bush ka mbrojtur disa nga vendimet e tij te diskutueshme. Ai deklaroi se teknika e lsquowaterboarding ka qene e drejte. Permes informacioneve qe iu moren terroristeve me ane te metodes se tortures qe stimulon mbytjen u arriten te parandaloheshin sulme ne aeroportin e Heathrow dhe Canary Wharf. Tre persona i jane nenshtruar kesaj torture dhe une mendoj se ky vendim coi ne shpetimin e jeteve njerezore tha ai. Po ashtu Bush pranoi se vendimi i tij per te pushtuar Irakun nuk ishte i gabuar dhe se bota ishte me mire pa Sadam Huseinin. Titulli i zgjedhur per 497 faqet e biografise Decision Points eshte domethenes. Aty tregohet nga heqja dore prej alkoolit te reagimi ndaj sulmeve te 11 shtatorit. Bush tregon aty ngjarjet kyce te jetes se tij. Per Obamen ne liber dhe ne intervisten e dhene ne televizor ka vetem fjale te mira. Megjithate paraardhesi i Obames mbetet nje nga figurat me te diskutuara te historise amerikane. Republikanet sapo fituan zgjedhjet e nentorit duke qendruar larg tij madje ne disa raste duke e kritikuar per shume nga politikat e kohes se tij. Nderkohe nje sondazh i Gallup ka treguar se 45 per qind e amerikaneve mendojne pozitivisht per te. Jo keq duke menduar se kur u largua nga detyra kjo shifer ishte 34 per qind. Kur e pyeten se si i kalon ditet si pensionist ai iu pergjigj I nis ditet duke lexuar Biblen dhe lsquoWall Street Journal ne iPad-in tim. Jam nje njeri i zakonshem dhe nuk bej asgje te jashtezakonshme tregon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›