OKB Zhvillimet ne Veri te Kosoves mund te destabilizojne Ballkanin
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin.
Në raportin e tij tremujor, i cili u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përshkruhen në mënyrë kronologjike ngjarjet në veri të vendit tonë.
Një pjesë të konsiderueshme të raportit Shefi i OKB-së ia ka kushtuar edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Raporti përmban edhe një aneks në të cilin pasqyrohet aktiviteti i EULEX-it gjatë muajve të fundit.
“Zhvillimet në Kosovën veriore shërbejnë si përkujtues i fuqishëm se çështjet e pazgjidhura përbejnë kërcenim për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Sekretari Ban.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të debatohet në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit që është caktuar të mbahet më 29 nëntor. Këtë muaj Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kryeson Portugalia.
“Unë jam i brengosur jo vetëm për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në terren si rezultat i zhvillimeve të fundit, por gjithashtu edhe për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike anembanë Kosovës, polarizimin e qëndrimeve politike si dhe zgjerimin e hendekut mes komuniteteve në veri dhe në jug të lumit Ibër”, ka shtuar ai.
Sipas tij, përderisa çështjet siç janë situata në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak të mbesin të pazgjidhura si dhe çështjet lidhur me sundimin e ligjit të mbesin të ndërlidhura me qëndrimet lidhur me statusin e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare dhe njerëzit në terren do të përballen me rrezikun e eskalimit të tensioneve si dhe shpërthimin e dhunës.
“Kjo i mban peng të gjitha palët me një të ardhme të pasigurt”, ka thënë ai. Ai gjithashtu shprehu keqardhje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar, “kryesisht për shkak të zhvillimeve në Veri”.
Sekretari i Përgjithshëm u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit si dhe ndërkombëtarëve në Kosovë “të veprojnë me kujdes dhe durim dhe të vazhdojnë të tregojnë se kanë besim në dialog”.
Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shpreson se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do t’i dërgojnë mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit që të marrin përgjegjësi për zbutje të tensioneve dhe parandalim të përsëritjes së dhunës në veri të Kosovës.