Te pakten 2 milion myslimane rit pelegrinazhi ne vendin e Shenjte ne Meke

Festa e madhe e Kurban Bajramit ka bashkuar në një kremtim të rëndësishëm miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën.
Të paktën 2 milion myslimanë kanë kryer ritin e pelegrinazhit në vendin e Shenjtë në Mekë.
Si pjesë e ritualit është edhe goditja me gurë e shtyllave të djallit në luginën e qytetit Mina shumë pranë Mekës.
Besimtarët hodhën gurë të vegjël, të mbledhur një ditë më parë në Muzdalifa, disa kilometra nga Meka, në shtyllën më të lartë që përfaqëson djallin.
Ky ritual është mjaft i rrezikshëm dhe gjatë viteve të fundi ai është shoqëruar nga rrëmuja vdekjeprurëse.
Sipas ritualeve të fesë myslimane, çdo besimtar ditën e madhe të Kurban Bajramit duhet të kryejë edhe një sakrificë tjetër, të bëjë kurban kokën e një bagëtie.
Miliona besimtarë në Meke thërritën njëzëri "Po i përgjigjem thirrjes tënde Zot".
Pelegrinazhi, ku këtë vit marrin pjesë më tepër se dy milionë besimtarë, nuk është karakterizuar nga asnjë incident i rëndë.
Haxhi, pelegrinazhi më i madh i përvitshëm në botë, është një nga pesë shtyllat e islamit që çdo besimtar mendohet ta kryejë të paktën një herë në jetë.