E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB akuzon kryengritësit në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara cilëson si provë për krime lufte videon, ku kryengritësit siriane qëllojnë dhe vrasin ushtarë dhe milicë pro-qeveritare.

Aty shihen persona të armatosur që rrahin robërit të shtrirë në dysheme dhe më pas i qëllojnë ata pa mëshirë.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër vrasjet. Megjithatë Abu Abdul Rahim, kryengritës nga provinca e Idlibit, tha për gazetën britanike “The Guardian”, se është një grup salafisto-xhihadist autori i tyre, që sipas tij kanë ndodhur në Al Nairab, në perëndim të Sarakebit.

Rahim tha se salafistët e brigadës Davud (Dawood) dhe Sukur Al Sham nuk janë të lidhur me Ushtrinë e Lirë Siriane. Për muaj të tërë, aktivistët kanë raportuar vrasje të ngjashme nga forcat pro-qeveritare.

Sipas raportimeve, ende të pakonfirmuara, ushtria ka braktisur të gjitha bazat në qytetin strategjik të Sarakebit (Saraqebit). Qyteti ndodhet pranë dy autostradave të rëndësishme; njëra që lidh Damaskun me Alepin dhe tjetra që lidh këtë të fundit me Latakian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›