Bayern, fitore të pastër në Hamburg

Bayern është këndellur nga humbja e një javë më parë nga Bayern Leverkusen në Bundesliga, pasi që këtë javë ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafirë i Hamburgut.
Bayern kaloi në epërsi në minutën e 39 me anë të Schweinsteiger.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Bayernit.
Rezultatin për 2-0 në të mirë të Bayern e siguroj sulmuesi Thomas Muller i cili shënoi në minutën e 58, kurse golin e tretë për Bayern e shënoi mesfushor Tony Kroos në minutën e 63.
Ky doli të jetë edhe rezultati final i ndeshjes dhe Bayern përsëri mbetet në vendin e parë me 27 pikë, shtatë më shumë se Schalke 04 që gjendet në pozitën e 2.
Në këtë takim nuk u angazhua kosovari Xherdan Shaqiri.