Turqi, sulmi i PKK, 3 ushtarë të vdekur,7 të plagosur
Tre ushtarë turq mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën si paojë e një sulmi të rebelëvë kurdë të PKK në jë qytet pranë kufirit me Irakun. Burime nga ushtria turke bënë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters se disa prej ushtarëve të plagosur nga sulmi i ndodhur në Cizre janë në gjendje kritike për jetën. Sulmi nga rebelët e Partisë Ilegale të punëtorëve të kurdistanit PKK e vjen në një moment të papritur pavarësisht nga kushtet klimatike të dimrit të ftohtë, që pengon të gjitha lëvizjet e ushtrisë dhe të guerrilasve. Sulmi ndodhi gjatë vizitës që kryeministri irakian, Nuri al-Maliki po zhvillonte në Turqi për të zhvilluar bisedime në lidhje me bashkëpunimin kundër guerrilasve, operacionet e të cilëve të nisura nga bazat e tyre në Irakun Verior po shkaktojnë përplasje mes fqinjëve. Në javët e fundit ushtria turke ka shtuar operacionet, kryesisht ajrore ndaj rebelëvë kurdë, duke i detyruar që të tërhiqen në disa territore në Irak. Që nga viti 1984, si pasojë e luftimeve mes forcave turke dhe rebelëve kurdë të PKK kanë humbur jetën rreth 40 mijë persona, ndërsa shumë herë më i lartë është numri i personave të plagosur apo të dëmtuar. PKK është në listën e zezë, dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.