OKB, debati Bush-Nase për futjen e Kinës në organizatë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 18 tetor 1971 – Asambleja e Përgjithshme çeli debatin e saj të shumëpritur për vendin e Kinës në OKB ditën e sotme me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u përplasën edhe një herë tjetër ashtu siç kanë bërë këto 21 vitet e fundit, pavarësisht ndryshimit dramatik të politikës amerikane gjatë këtij viti. Shqipëria që e quajti karrigen e Pekinit çështjen kryesore të debatit për Kinën, tha se përjashtimi i “klikës së Çan Kai Shisë” ishte e pandashme nga ky debat dhe se ajo i përkrahte të dyja ato. Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për pranimin e Pekinit në Kombet e Bashkuara, por ndryshe nga Tirana tha se problemi kryesor i këtij sesioni ishte përjashtimi i Tajvanit, vendim që Uashingtoni e konsideron të gabuar. Vullneti amerikan për ta parë Pekinin më në fund të ulur në karrigen e saj në OKB, vjen pas dy dekadave kundërshtime, fillimisht duke bindur Asamblenë që të shtynte çështjen çdo vit, dhe më pas, duke e bindur atë që ta deklaronte çështjen “një problem të rëndësishëm”, i cili kërkonte dy të tretat e shumicës. Vitin që shkoi, rezoluta amerikane për “rivendosjen e të drejtave të Republikës së Kinës dhe përjashtimit të përfaqësuesve të Çan Kai Shisë” fitoi vetëm një shumicë të thjeshtë dhe dështoi të merrte dy të tretat e votave të saj. Piketat në këtë konflikt janë të larta jo vetëm se vota do të përcaktojë nëse Pekini do të marrë karrigen e tij në OKB, por do të jetë gjithashtu prova e parë e fuqisë mes Uashingtonit dhe Pekinit që kur presidenti Nikson nisi dialogun mes dy superfuqive korrikun e shkuar. Përplasja në Kombet e Bashkuara do të zgjasë të paktën 13 seanca dhe votimi pritet të bëhet javën e ardhshme. Duke folur në fakt në emër të Pekinit ishte ministri shqiptar i Jashtëm, Nesti Nase, i cili çeli debatin e sotëm, duke thënë se Republika Popullore e Kinës ishte një realitet dhe se Pekini e kishte bërë të qartë që nuk do të vinte në OKB për sa kohë atje të ishte Tajvani. Rivendosja e të “drejtave legjitime” nuk mund të ndahej nga përjashtimi i “klikës së Çan Kai Shisë”, e cila nuk përfaqëson as popullin dhe as shtetin, - tha Nase. Ai këmbënguli se Asambleja nuk kishte problemin e përjashtimit të një anëtareje të OKB-së, por vetëm “problemin e përfaqësimit të një shteti që është tashmë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe mund të zgjidhet nga një votim i shumicës së thjeshtë...”. Ambasadori amerikan, Xhorxh Bush, e quajti praninë e Republikës së Kinës në Tajvan një “fakt të painjorueshëm”. Ai akuzoi se përjashtimi i Tajvanit “së pari është i paarsyeshëm dhe i rrezikshëm si një precedent në OKB dhe së dyti, një çmim i papranueshëm për hyrjen e Republikës Popullore të Kinës në organizatë”. Për të nënvizuar idenë e tij, Bush propozoi që Asambleja të votonte në fillim rezolutën amerikane, duke shtuar se çdo propozim që sillte përjashtimin e Tajvanit, ashtu siç parashikon rezoluta shqiptare është një çështje e rëndësishme që kërkon dy të tretat e votave të shumicës. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një rezolutë të dytë që bën thirrje për pranimin e Pekinit dhe zënien e karriges së tyre në Këshillin e Sigurimit, por dhe për vazhdimin e përfaqësimit të Tajvanit. Kjo njihet si rezoluta e përfaqësimit të dyfishtë. Ambasadori i Arabisë Saudite, Jamil Barood, propozoi një amendament për rezolutën shqiptare sot, që kishte për qëllim ti jepte një goditje qasjes së rezolutës shqiptare, ose sipas disa analistëve, tentonte të ndërthurte qasjen shqiptare me përfaqësimin e dyfishtë duke përdorur një fjalim jo të drejtpërdrejtë. Amendamenti saudit mbronte të drejtën e Pekinit për të përfaqësuar territorin mbi të cilin ai “ushtron autoritetin e tij të plotë”, ndërsa përfaqësuesit e Tajvanit do të përfaqësonin në OKB vetëm “popullin e vendit ku qeveria e tyre sundon “de juro” dhe “de fakto”. Diplomatë të tjerë thanë se amendamenti i Baroodit nuk kishte fituar mbështetjen e asnjërës palë dhe nuk ishte marrë seriozisht. Ambasadori saudit është një nga diplomatët më të vjetër në OKB dhe për shkak të humorit të tij ai nuk merret shpesh herë seriozisht, edhe pse për një sërë problemesh të vështira ai ka ofruar zgjidhje. Ministri i Jashtëm shqiptar iu drejtua Asamblesë në gjuhën frënge dhe rrallë herë i shkëputi sytë nga letra për të parë audiencën. Zëri i tij ishte kumbues. Nase e nënvleftësoi mbështetjen e re të Amerikës për anëtarësimin e Pekinit. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara “kishin vazhduar politikat e tyre armiqësore antikineze, të cilat burojnë nga urrejtja që SHBA ushqen ndaj revolucionit dhe socializmit dhe planeve të saj agresive për dominimin e botës”. Ai i vendosi “revizionistët sovjetikë” në të njëjtën kategori me amerikanët, duke i akuzuar ata për “një propagandë urrejtjeje dhe shpifjeje me qëllim forcimin e histerisë antikineze në botë”. Nase përmendi njohjen e Pekinit nga një numër gjithnjë e më i madh vendesh dhe rritjen e mbështetjes së pranimit të tij në Kombet e Bashkuara. Ai ofroi si provë shumicën e thjeshtë që rezoluta shqiptare fitoi vitin e shkuar. Ai e quajti këtë një humbje amerikane dhe tha se qëndrimi i ri i tyre konfirmoi njohjen e kësaj disfate. Nase tha se kundërshtimi amerikan ndaj përjashtimit të Tajvanit vinte për shkak të simpatisë për “klikat reaksionare”. Ai shtoi se “kjo është puna e tyre dhe nëse janë kaq nostalgjikë për ta le ti mbajnë nëse duan që në duart e tyre të kenë kufoma politike. Por për ne, anëtarët e Kombeve të Bashkuara, nuk është e mundur që të lejojmë kufoma të tilla të infektojnë ambientin tonë me prezencën e tyre”. Nase përdori një metaforë që tërhoqi vëmendjen e vëzhguesve të lodhur nga retorika e zakonshme e gjuhës së përdorur në OKB. “Shtetet e Bashkuara janë shndërruar në avokatët e një kauze të humbur”, - tha ai. “Ajo e di se Tajvani dhe Çan Kai Shia janë hallkat e zinxhirit që ka lidhur këmbët e tyre dhe kërkon të çlirohet prej tyre. Jepuni sapunin, që ashtu si Pontius Pilate që të lajnë duart e tyre. Kjo sigurisht do të ishte një humbje për Shtetet e Bashkuara, por nuk është e para dhe me siguri nuk do të jetë as e fundit”. Ministri i Jashtëm algjerian, Abdel Aziz Bouteflika, foli pas Nases dhe i dha mbështetjen e tij shumë gjakftohtë. Më pas foli Bushi me një gjestikulacion të theksuar të duarve dhe emocione të mësuara në fushatat e tij të zgjedhjeve në Kongres. Ai iu drejtua audiencës me fjalët “miqtë e mi” dhe “shokë delegatë”, çka ndodh rrallë në selinë e OKB-së. Fjalimi i tij ishte i drejtpërdrejtë, pa letër. Një diplomat shqiptar tha: “Ai foli sikur donte të na mësonte si nxënës shkolle”, por të tjerë diplomatë thanë se ai zgjodhi këtë mënyrë fjalimi, duke shpresuar se oratoria e tij do të ndryshonte votat, diçka që delegatët ishin skeptikë se do të ndodhte. Bush e akuzoi Nasen se po kthente kohën mbrapa në klishetë e Luftës së Ftohtë. Ambasadori amerikan e quajti rezolutën e përfaqësimit të dyfishtë “më realisten, pragmatisten dhe të drejtë zgjidhje të këtij problemi”. Bush pranoi se disa vende kishin shprehur dyshime për ligjshmërinë e rezolutës së përfaqësimit të dyfishtë, por këmbënguli se Statuti i OKB-së, “i cili është aq fleksibël sa ka pranuar përfaqësimin e Bjellorusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Sovjetik është me siguri po kaq elastik dhe për pranimin e kësaj situate”. Ai përmendi se asnjë vend nuk është përjashtuar ndonjëherë nga Kombet e Bashkuara dhe tha: “Në pikëpamjen tonë, një votë për rezolutën shqiptare është një votë kundër universalitetit. Nëse ju votoni “pro” rezolutës jopërjashtuese, ju po votoni kundër precedentit të rrezikshëm të përjashtimit nga një shumicë e thjeshtë. Nëse votoni “kundër” kësaj rezolute, në thelb ju do të votoni pro përjashtimit dhe duke bërë një gjë të tillë në gjykimin tonë dhe të shumë anëtarëve të tjerë... do të minoni vetë themelet e kësaj organizate”. Më pas folën dhe ministri i Jashtëm tajvanez, Çou Shu Kai, i cili theksoi faktin se vendi i tij nuk e kishte shkelur kurrë ligjin e Statutit të OKB-së. Nga vendet perëndimore që mbrojtën rezolutën shqiptare ishte Kanadaja. Ambasadori i saj, Yvon Beaulne, tha se rezoluta e përfaqësimit të dyfishtë prezantonte “vështirësi të mëdha politike dhe ligjore”.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010