E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat Deputetët organizojnë mitingjet në rrethe

Autori i Lajmit: Redaksia

Tashmë protestat janë gati për tu zhvilluar në të gjithë vendin njëkohësisht. Deputetët kanë përfunduar takimet dhe organizimet e këtyre protestave që do të finalizohen në 30 prill në Tiranë. Burime brenda PS-së bëjnë të ditur se tashmë janë marë masat për të zhvilluar protesta të cilat nuk do të jenë vetëm politike por populli shqiptar ka dhe një sërë arsye të tjera për të protestuar. Kështu rritja e fatururave të dritave dhe të ujit, çmimet e larta të tregut do të jenë pjesë e thirrjeve të këtyre protestave. Ato priten të zhvillohen në të gjithë vendin por burimet thanë se ajo që do të ngrihet më parë do të jetë qarku i Shkodrës pasi banorët e kësaj zone janë të irituar lidhur me dëmshpërblimet që qeveria sipas tyre nuk ja u ka dhënë dhe i ka ndarë sipas bindjeve partiake.
Në Prill PS me protesta ndryshe
Protestat e socialistëve gjatë muajit prill nuk do të përqëndrohen në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Protestat nuk do të shoqërohen si zakonisht me sloganet për hapjen e kutive, apo me fjalimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Ndryshe nga muaji i nëntorit të vitit të kaluar, cdo proteste do te jetë ndryshe, në bazë të problemeve apo konfliktit që një shtresë e qytetarëve kanë me qeverinë. Zyrtarët socialistë në të gjithë Shqipërinë kanë për detyrë të nxisin dhe më pas të mbështesin qytetarët të cilët do të protestojnë.
Forma e re e protestës ndaj qeverisë Berisha gjithsesi nuk do të lërë në hije hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas zyrtarëve socialistë protesta përmbyllëse në 30 prill në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të ketë një numër të madh mbështetësish pikërisht për interesimin e socialistëve gjatë gjithë muajit.

Ky lajm është publikuar: 30/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›