E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryerepublikani irlandez urdhëroi vrasje në emër të IRA-s

Autori i Lajmit: A.D

Belfast - Shefi i republikanëve irlandezë, Xherri Adams personalisht ka urdhëruar vrasjen dhe varrosjen e fshehtë të një nëne të ve të 10 fëmijëve. Jean Mekkonvile ishte vetëm 38 vjeçe dhe një nënë e 10 fëmijëve kur ajo u rrëmbye nga shtëpia e saj në Belfast nga një grup i IRA-s në dhjetor 1972 me pretekstin se ishte një spiune britanike. Më pas ajo u qëllua për vdekje dhe u varros në plazhin e Co. Louth në Republikën e Irlandës. Pretendimi se kryetari i Partisë Shin Fen ishte dhe urdhëruesi i ekzekutimit të saj, është bërë i ditur nga ish-komandanti i IRA-s, Brendan Hughes. Ai e bëri një deklaratë të tillë gjatë një serie intervistash për një kërkues amerikan më 2001 dhe 2002, por ky i fundit nuk mund ta bënte publike vetëm pas vdekjes së tij. Hughes vdiq në vitin 2008. Vetëm muajin e shkuar, Xhon u pyet nëse kishte dijeni për gruan e ve (një nga të ashtuquajturat të “Zhdukura të IRA-s) që ishte qëlluar dhe më pas trupin ia kishin hedhur, u përgjigj: “Jo, ndërsa partia, ditën e djeshme, përsëriti këmbënguljen e liderit të saj se ai nuk ka qenë asnjëherë lideri i grupit terrorist IRA në Belfast në kohën e vdekjes së Jean Mekkonviles. “Pretendimet nuk janë të reja”, - tha zëdhënësi. Xherri Adams i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme të tilla akuza. Në vitet e fundit të jetës së tij, Brendan Hughes ishte shumë i sëmurë dhe kundërshtoi publikisht strategjinë e ndjekur nga republikanët. Zoti Hughes ishte një anëtar i rëndësishëm i IRA-s në kohën kur tensionet kishin arritur kulmin. Por pas arritjes së paqes, ai kritikoi drejtimin ku lidershipi i Sinn Feinit po e çonte lëvizjen republikane. Gjatë intervistave ai këmbënguli se zoti Adams kishte urdhëruar vrasjen e gruas dhe tha se ai e dinte shumë mirë se çfarë po thoshte për shkak se Hughes në atë kohë ishte “shumë i përfshirë” në këtë çështje. “Unë skam arritur të kryej asnjë operacion të IRA-s pa marrë më parë “ok”-in e Xherri Adamsit. Mohimi që mund tu bëjë ai këtyre akuzave është njëlloj si ai i Hitlerit që mund të thotë se Holokasusti nuk ka ndodhur kurrë. E kam shumë të vështirë të pranoj faktin se ky njeri na ktheu shpinën pas gjithë asaj që kemi bërë. Vrasja e zonjës Mekkonvile solli operacione intensive për kërkimin e trupit të saj, por të gjitha pa sukses. IRA faktikisht, e pranoi përfshirjen e saj në vdekje dhe dha detaje të vendit të varrimit të saj. Republikanët disidentë pretendonin se ajo kishte spiunuar për sigurimin britanik, një pretendim që është mohuar gjithnjë nga familja e saj. Zoti Hughes tha se njësia e tij e IRA-s kishte gjetur një transmetues ushtarak britanik në apartamentin e Devisit. “Ajo ishte një informatore dhe kishte një aparat transmetimi në shtëpinë e saj”,- tha Hughes. “Britanikët e kishin pajisur atë me një transmetues për të vëzhguar lëvizjen e vullnetarëve të IRA-s përreth apartamentit të saj. Ne e pikasëm transmetuesin, e arrestuam, e morëm në pyetje dhe ajo na rrëfeu gjithë punën e saj. Kishte vetëm një burrë që mund të jepte urdhrin e ekzekutimit të saj dhe ky njeri sot është kryetari i partisë Shin Fen. Unë nuk e dhashë një urdhër të tillë, ai e bëri dhe më pas shkoi të takonte fëmijët e saj për tu premtuar se do të niste një hetim për vdekjen e nënës së tyre. Policia e Irlandës Veriore nuk pranoi të komentonte një natë më parë për vdekjen e zonjës Mekkonvile dhe zoti Crauford që mendohet dhe ky të jetë ekzekutuar me urdhër të Xherri Adamsit. “Ne nuk kemi asnjë koment, por nëse dikush ka informacion për krimin, të kontaktojnë menjëherë policinë”,- tha zëdhënësi i policisë.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›