E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB dënon sulmet siriane mbi Turqinë

Këshilli i Sigurimit në OKB ka dënuar sulmet vdekjeprurëse siriane në kufi me Turqinë të cilat vranë 5 civilë.

Në një deklaratë thuhet se sulmi theksoi edhe më tej ndikimin e rëndë që ka kriza siriane për sa i përket "paqes dhe stabilitetit rajonal".

Më herët një draft që i referohej "paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", u bllokua nga aleati i Sirisë në OKB, Rusia.

Më parë gjatë ditës Parlamenti i Turqisë ka autorizuar veprimet ushtarake brenda Sirisë, në një lëvizje që shkaktoi protesta anti-luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›