E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB dhe SHBA dënojnë dhunën në Siri

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar shtypjen e dhunshme të protestuesve nga ana e autoriteteve siriane.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se "përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve paqësorë dhe arrestimet arbitrare të tyre janë të papranueshme".

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama dënon fuqishëm dhunën, ndërsa i bën thirrje Qeverisë së Sirisë të lejojë tubimet paqësore.

Në përleshjet e së premtes në qytetin Dara kanë humbur jetën të paktën katër persona, ndërsa dhjetëra të tjera janë plagosur.

Protestat e frymëzuara nga kryengritjet në botën arabe, bëjnë thirrje për liri politike dhe fund të korrupsionit në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›