Sot Hëna do t`i afrohet më shumë Tokës

Drejtori i qendrës kërkimore në Universitetin Haxhettepe (Turqi), Prof. Dr. Erçin Kasapoğlu bëri të ditur se sot, Hëna do t`i afrohet shumë Tokës, në pikën më të afërt.
Megjithëse Hëna mund t`i afrohet shumë Tokës, ajo nuk ndikon në krijimin e tërmeteve në ndonjë zonë të Tokës.
Sot Hëna do të jetë vetëm 350 mijë km larg Tokës.
Edhe nëse Hëna i afrohet shumë Tokës ajo nuk zotëron fuqinë e krijimit të tërmeteve në ndonjë zonë të saj.
Vetëm nëse në çfarëdolloj pike të ndonjë plasaritjeje të vjetër të shkaktuar nga një tërmeti i madh në të kaluarën ka mbetur pak energji, atëherë energjia e lindur nga forca tërheqëse e Hënës plotëson energjinë e munguar dhe duke nxitur një tërmet të mundshëm bëhet shkak për riaktivizimin e tij brenda një kohe të shkurtër.
Si në vendin tonë edhe në shumë shtete tjera të botës ndodhin me qindra tërmete. Për këtë arsye disa nga këta tërmete mund të gjallërohen në ditën kur Hëna t`i afrohet shumë Tokës d.m.th më 19 mars. Por kjo koincidence nuk do të thotë se tërmetet ndodhin në varësi të pozicionit të Hënës.