OKB, dita e parë e bisedimeve për armatim, me probleme

Dita e parëe bisedimeve për rregullimin e tregtisë globale të armatimit e Kombeve të Bashkuara, përfundoi me probleme.
Kjo tregon se këto do të jenë negociata tejet të vështira.
Dokumenti, që mund të jetë marrëveshja e parë detyruese për tregti të armatimit, duhet të miratohet me konsensus nga vendet anëtare të OKB-së.
Bisedimet, që parashikohen të zgjasin një muaj, duhej të nisin në fillim të kësaj jave, por ato u shtynë një ditë për shkak të kontestit nëse delegacioni i palestinezëve dhe ai i Vatikanit duhet të lejohen të votojnë për këtë marrëveshje.