E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Duhet të reagojmë urgjent për krizën e Euros

Duhet forcuar menjëherë fondi i shpëtimit për shtetet e Euros në nevojë.

Kjo ka qenë porosia që ka lënë komisioneri i Bashkimit Evropian për Ekonominë, Olli Rehn, lidhur me krizën për monedhën e përbashkët evropiane, Euro.

“Qetësimi i tregjeve gatë javëve të fundit nuk është arsye që ne ta ndiejmë veten komod”, është shprehur ai.

Zona Euro është tronditur kohët e fundit nga një destabilitet i monedhës evropiane dhe ndërkaq, vendet anëtare të saj, paraqesin frikë nga borxhi i shtuar i vendeve si Greqia apo Spanja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›