E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika kërkon masa për frenimin e azilit

 Ajo shoqërohej nga një delegacion, pjesë e të cilit ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm për Azilin dhe Imigracionin e Mbretërisë së Belgjikës, Freddy Rosemont si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Marc Michielsen. 

“Qëllimi i vizitës sonë është pikërisht inkurajimi në vazhdimin e masave që ju keni marrë deri tani të cilat kanë frenuar dukshëm numrin e kërkesave për azil në vendin tonë. Për ne është shumë e rëndësishme vazhdimi i këtyre masave, natyrisht edhe duke respektuar të drejtën e lëvizjes së lirë të çdo qytetari shqiptar për të vizituar Belgjikën, por në bazë të rregullave të vendosura të liberalizimit të vizave. Janë bërë kthime të shumta të shqiptarëve të cilët kanë tentuar të përfitojnë statusin e azilantit në mënyrë të parregullt dhe ajo që ne synojmë të arrijmë është pikërisht evitimi i këtyre kërkesave në mënyrë që ne të mos jemi të detyruar për t’i kthyer këta shtetas mbrapsht”, u shpreh zj. De Block.

Duke evidentuar vijueshmërinë mjaft të mirë të lëvizjes së shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE pas procesit të liberalizmit të vizave dhe respektimin e rregullave dhe afateve të përcaktuara, z. Burgaj u ndal në masat e marra në lidhje me parandalimin e kërkesave për azil në Belgjikë.  “Pas dy takimeve të rëndësishme që ne kemi zhvilluar gjatë kësaj kohe me autoritetet belge lidhur me këtë problem, reagimet kanë qenë mjaft të shpejta dhe të suksesshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e zbatimit të ligjit në Belgjikë, ka kryer hetime intensive për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata persona që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën, duke mashtruar shtetasit shqiptarë me dokumente dhe vërtetime fiktive për përfitimin e azilit në Belgjikë. Janë proceduar penalisht disa kryetarë komunash dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë lëshuar dokumente false për këtë qëllim. Po ashtu, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash edhe në pikat e kalimit kufitar për kthimin e personave të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për të udhëtuar drejt Belgjikës”, theksoi Burgaj.

 Ndërkohë, vlerësime mbi bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet shqiptare janë dhënë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm për Azilin dhe Imigracionin e Mbretërisë së Belgjikës z. Freddy Rosemont, i cili evidentoi rezultatet e arritura në sajë të këtij bashkëpunimi ku është vërejtur ulje e konsiderueshme e kërkesës për azil. /Start/

                                                                                             2012-06-12 16:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›