Perplasja, Abkazia refuzon planin per paqe te Gjermanise
Pas qeverise gjeorgjiane tani edhe Abkazia e ka refuzuar planin gjerman te paqes paraqitur nga minisrri i jashtem gjerman Shtajnmajer. Presidenti i veteshpallur i Abkazise, Sergej Bagapsh, i cilesoi propozimet pas bisedimeve me Shtajmajerin si te papranueshme. Plani gjerman parashikon heqjen dore nga dhuna, kthimin e refugjateve si dhe nje faze te trete bisedimesh mbi statusin e ardhshem te Abkazise. Ne perfundim Shtajnmajer do te niset per ne Moske. Atje ministri i Jashtem gjerman do te konsultohet me homologun e tij rus, Sergej Lavrov dhe Presidentin Dimitri Medvedev mbi konfliktin rreth Abkazise.
Papa, thirrje feve ne bote qe te angazhohen kunder dhunes
Papa Benedikti i XVI-te ne diten e viziten e tij zyrtare ne Australi u ka bere thirrje feve ne bote te predikojne njezeri kunder dhunes. Ne nje bote te kercenuar nga forma te ndryshme te dhunes besimtaret duhet te marrin rolin e atyre qe sjellin paqen, tha kreu i Kishes Katolike ne nje takim me myslimane, hebrenj, hindu dhe budiste. Por kjo eshte e mundur vetem nese ekziston respekti dhe toleranca reciproke, tha Papa. Benedikti i XVI-te vleresoi lart traditen e rendesishme te lirise se besimit ne Australi. Ai tha edhe se njerezimi po i harxhon burimet natyrore boterore per te kenaqur orekset e pangopura per te mira materiale.