OKB-ja Te nderpriten menjehere sulmet ndaj civileve ne Libi

Ne sfondin e vazhdimit te luftimeve te pergjakshme ne Libi Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon ka kerkuar gjate nje bisede ne telefon me ministrin e Jashtem libian Mussa Kussa qe t i jepet fund menjehere sulmeve ndaj civileve ne Libi. Ban paralajmeroi qeverine ne Tripoli se cdokush qe do te shkele te drejten nderkombetare do te nxirret para drejtesise. Nderkohe luftimet ne shtetin afrikanoverior vazhdojne. Njoftohet se diktatori libian Muamar al Gadafi do te lejoje futjen ne Libi te nje ekipi te OKB-se per te vezhguar gjendjen humanitare ne vend.
Luftime te ashpra ne qytetin Misrata
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta ne Tripoli
Trupat e qeverise po perpiqen qe te rimarrin qytetet pergjate bregdetit te cilat u moren me pare nga forcat e rezistences. Sipas njoftimeve te korrespondenteve ushtria libiane te dielen 06.03.2011 ka hapur nje front te ri ndaj kryengritesve ne Misrata rreth 150 km. larg kryeqytetit Tripoli. Ne Misrata qyteti i trete per nga madhesia po zhvillohen luftime te ashpra. Trupat e Gadafit kane perdorur serish helikoptere avione ushtarake dhe tanke. Keshilli Kombetar i formuar me kundershtare te Gadafit ka kerkuar ndalimin e sulmeve ndaj civileve dhe krijimin e nje zone ndalimfluturimi. Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates u shpreh i permbajtur lidhur me kete kerkese. Kryetari i Komisionit te Jashtem te Bundestagut Ruprecht Polenz CDU e konsideron si teper te rrezikshme nga ana politike vendosjen e nje zone ndalimfluturimi ne Libi pa mbeshtetjen e se paku nje vendi islamik. Pervec kesaj nevojitet nje vendim i Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ka thene Polenz per radion gjermane Deutschland Radio. Se dyti per kete nevojitet edhe gatishmeria e disa vendeve qe do te ishin ne gjendje ta zbatonin vendimin. Duhet pasur kujdes nga ana politike qe te shmanget pershtypja sikur vetem Perendimi po perzihet ne punet e brendshme te Libise ka thene Polenz.
Sulmet e pergjakshme mes dy kampeve pro dhe kunder Gadafit rrezikojne te marrin permasat e nje lufte civile qe mund te zgjase. Televizioni shteteror njoftoi per rimarrjen e Misrates dhe te disa qyteteve te tjera gje qe kryengritesit e pergenjshtruan. Pavaresisht nga keto zhvillime ne qender te Tripolit te dielen u mblodhen rreth 2000 perkrahes te Gadafit. Ata valevisnin flamujt dhe qellonin ne ajer.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate duke u larguar nga Libia
Nje ekip i BE-se udheton drejt Libise
E ngarkuara e BE-se per Politiken e Jashtme Catherine Ashton dergoi nje ekip hulumtimi ne Libi per te vleresuar gjendjen aktuale ne vend. Ky eshte misioni i pare nderkombetar i ketij lloji qekurse kane nisur trazirat. Tunzia Algjeria dhe Egjipti me mbeshtetjen e BE-se dhe te SHBA-se i kane intensifikuar perpjekjet per te pranuar refugjate nga Libia fqinje. Sipas te dhenave te OKB-se deri tani per shkak te luftimeve ne Libi jane arratisur gati 200.000 vete. Shumica e refugjateve jane punetore emigrante. Por edhe vet libianet jane detyruar te marrin arratine per shkak te luftimeve mes perkrahesve dhe kundershtareve te regjimit te Gadafit vuri ne dukje Komisarja e BE-se Kristalina Georgieva.
Autor L. Arapi dpa ap reuter
Redaktoi V. Filaj-Ballvora