E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Aferme jane me teper shans se sa kercenim

Ndryshimet ne Tunizi dhe Egjipt revolucionet e paperfunduara ne Libi dhe protestat e qytetareve ne Jemen Bajrein Oman dhe Marok ishin te papritura per boten dhe kane trazuar politiken e perendimit. Uashingtoni ka pasur dekada me radhe nje seri bazash ushtarake ne Gjirin Persik kurse evropianet jane duke u munduar prej 15 vjetesh per te ashtuquajturin procesi i Barcelones per te rritur bashkepunimin me Afriken e Veriut. Ky rajon eshte shume i rendesishem per planet gjeostrategjike te perendimit. Para se gjithash Egjipti nje vend qe ndodhet midis Afrikes dhe Evropes ka marre qe prej ndryshimit te mijevjecarit nje rol kryesues thote kritiku i globalizmit dhe aktivisti egjiptian Mamdouh Habashi.

Une do te thoja se Egjipti ka kryesuar ne kete rajon jo vetem qe prej periudhes se Nasser-it dhe Muhammed Ali-se por qe prej faraonit Achnaton dhe kete e dine edhe amerikanet. Kjo ka te beje me pozicionin gjeostrategjik te Egjiptit. Madje Napoleon Bonaparti kur pushtoi Egjiptin me 1798 tha Egjipti eshte vendi me i rendesishem i botes. Dhe kjo eshte nga Napoleon-i dhe jo nga une. Ai mendonte me kete sigurisht nga pikepamja gjeopolitike.

Edhe per amerikanet Egjipti eshte kulmi i strategjise ne Lindjen e Aferme. Qeveria ne Kajro ka qene garancia per paqen me Izraelin per luften kunder islamizmit dhe per kalimin ne Kanalin e Suezit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kanali i Suezit

Per kete arsye amerikanet e pane revolucionin ne Egjipt me skepticizem te madh dhe te shqetesuar per stabilitetin e vendit qe luan nje rol kaq te madh ne planet strategjike.

National Security Council ne Shtetet e Bashkuara ishte gjithnje i terhequr. Ai mblidhej cdo dite dhe analizonte gjendjen ne Egjipt. Kete e tregon rendesia qe ka ky vend ne planet e tyre. Dhe kur egjiptianet e thjeshte dolen papritur ne demostrata dhe kur pane reagimet e gjithe botes atehere thane Mubarak na ka shitur lire ne jemi dikushi. Po sigurisht cdo hajdut qe vjedh dicka nuk mund ta shese ate me vleren e vertete por duhet ta shese me lire.

mimi per parnteritetin me perendimin vetem mund te rritej ne kete menyre. Shtetet pas- revolucionare te Afrikes se Veriut dhe Lindjes se Aferme mund te kerkojne tani bashkepunim me perendimin me te drejta te barabarta. Ekspertja e Egjiptit Sonja Hegazy nga Qendra e Orientit Modern ne Berlin shikon ne situaten e ndryshimeve ne Afriken e Veriut me shume shanse se sa rreziqe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Ne rast se shohim se cfare kerkonte BE te arrinte ne kete rajon nepermjet procesit te Bolonjes qe prej vitit 1995 pra shtimin e pjesemarrjes ndarje me te mire ekonomike ne popullsi politike legale migracioni dhe respektim te te drejtave te njeriut ky procesi nuk funksionoi sepse per keto nuk kishte partnere ne rajon. Por nese merret seriozisht politika e bere vete ne 15 vitet e fundit atehere sheh se ky eshte shansi qe krijohet me nje qeveri te zgjedhur ne vend per te arritur keto kater synime.

Por kjo kerkon qe evropianet te jene te gatshem qe tu japin vendeve partnere ne Afriken e Veriut te njejtat te drejta si dhe qasje ne tregje. Kjo ka te beje kryesisht me prodhimet bujqesore.

Nese Bashkimi Evropian kerkon ne Afriken e Veriut shtete demokratike dhe te qendrueshme atehere duhet te ndihmoje qe rajoni te jetoje ekonomikisht.

Autor Bettina Marx/Pandeli Pani

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›