OKB-ja kërkon ndihmë për refugjatët sirianë

UNICEF-i theksoi se paratë janë të domosdoshme që të sigurohet ndihmë shëndetësore, dërgesë të ushqimit dhe mjete për higjienë për familjet siriane dhe fëmijët të cilët janë të vendosur në Jordani.
"Presim që deri në fund të vitit në kampin Zatari të ketë 70 mijë njerëz. Duhet menjëherë të veprojmë, për shkak se fëmijët më së shumti vuajnë. Kemi nevojë urgjente për financim të jashtëzakonshëm, që t'u ndihmojmë një numri më të madh njerëzish", deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it për Jordaninë.
Në një tjetër kumtesë, qeveria jordaneze theksoi se ka nevojë për ndihmë në vlerë prej 429 milionë dollarë që t'i mbulojë "nevojat themelore dhe të dalat indirekte" të lidhura me mirëmbajtjen dhe ofrimin e ndihmës refugjatëve sirianë në territorin e Jordanisë.
Në kumtesë thuhet se deri në fund të vitit, Amani do të ketë nevojë për 221 milionë dollarë që të mund të mbajë ndihmën për refugjatët sirianë në nivelin e domosdoshëm.
Në Jordani për momentin ka rreth 200 mijë refugjatë sirianë, ndërsa në kampin Zatari janë vendosur 17 mijë refugjatë, prej të cilëve gjysma janë fëmijë.