E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja rezolutë të re për Sirinë, Moon rrit presionin

Dokumenti i ri do të ketë si shënjestër dhënien e direktivave më specifike dhe nxjerrjen në pah të sanksionimeve më të nevojshme në kuadër të zbatimit të planit të paqes, përfshi edhe një datë të caktuar dhe afat kohor që i lihet Damaskut për të vepruar paqësisht.

Ndërkohë, pas masakrës së djeshme në një provincë të Hamas (78 të vdekur), ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se “qeveria e Damaskut dhe presidenti Bashar al Assad kanë humbur tashmë legjitimitetin'',
''Vendet anëtare duhet të ushtrojnë një presion maksimal ndaj Sirisë që të respektohet dhe zbatohet plani i paqes i Annan'', theksoi Ban Ki-Moon.
      
Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se si situata po vazhdonte një degjenerim të ndjeshëm nga dita në ditë me shkelje të pafalshme të të drejtave të njeriut, tortura, vrasje dhe masakra si ajo e sotmja në Hama.
      
''Çdo ditë në vend mbeten të vdekur nga të shtëna apo masakrohen një numër i konsiderueshëm civilësh të pafajshëm'', u shpreh me ton të ashpër kreu i OKB-së.

                                                                                             2012-06-08 09:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›