E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy motorë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së shkuar në vendin e quajtur Mbi Sukë në hyrje të Urës së Vaut të Dejës në Shkodër, kur shtetasi Ervin Lleshi, 22-vjeç, duke udhëtuar me një motor ka humbur kontrollin.

Për pasojë, ai është përplasur me një tjetër motor që drejtohej nga shtetasi Ermir Mustafa, 23-vjeç, lindur e banues në Bushat. Nga përplasja, të dy drejtuesit e mjeteve përfunduan në gjendje të rëndë në spital. Policia bëri me dije se shtetasi Ervin Lleshi, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa i riu tjetër ndodhet në gjendje kome në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës.

U kryen veprimet procedurale e hetimore dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. /Start/

                                                                                             2012-06-08 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›