OKB ka gati zgjidhjen, bota mund të ulë me 80% ndotjen plastike deri në 2040
Sipas një raporti të ri nga Program i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, ndotja plastike e tokës mund të ulet me 80% në 20 vitet e ardshme, shkruan CNN.
Raporti i UNEP synon të ofrojë një zgjidhje për qeveritë dhe bizneset për të ulur dramatikisht nivelete e ndotjes plastike. Ky plan fokusohet në tre strategji kryesore: Ripërdorim, riciklim dhe materiale alternative.
Sipas raportit, ripërdorimi i plastikës do të kishte ndikimin më të madh ku rekomandohen opsionet si shishet e rimbushshme, programet e depozitimit për të nxitur njerëzit të kthejnë produktet plastike dhe programet e marrjes së paketimit.
Ky do të ishte ndryshimi më i fuqishëm i tregut duke reduktuar ndotjen plastike me 30% deri në vitin 2040, shkruhet në raport.
Rritja e nivelele të riciklimit mund të zvogëlojë ndotjen nga plastika me 20%, ndërkohë që vetëm 9% e plastikës riciklohet globalisht në vit, pjesa tjetër përfundon duke u djegur.
Raporti rekomandon gjithashtu ndërperjen e përdorimit në gazeve fosile, të cilat ndihmojnë që produktet e reja plastike të jenë më të lira. Kjo gjë dekurajon riciklimin dhe përdorimin e materialeve alternative pasi lëndët djegëse fosile janë përbërës i papërpunuar për pothuajse të gjitha materialet plastike.
Përdorimi i materialeve të përshtatshme alternative për produktet një përdorimshe si mbështjellës dhe thasë, mund të zvogëlojë ndotjen plastike me 17%, thuhej në raport.
Raporti vlerëson se ky investim i nevojshëm supozohet që të kushtojë rreth 65 miliardë dollarë në vit. Kalimi në një ekonomi ku plastika ripërdoret dhe riciklohet mund të sjellë 3.25 trilion dollar kursime deri në vitin 2040, duke shmangur ndikimet negative të plastikës, duke përfshirë edhe klimën, shëndetin, ajrin e ujin.
Trajtimi i kësaj çështje do të kërkojë standarte më të rrepta për mbetjet e pariciklueshme dhe rritjen e përgjegjësisë së prodhuesve për ndikimiet e produkteve të tyre plastike.
Ky raport vjen ndërkohë që vendet përgatitet për një raund të dytë negociatash këtë muaj në Paris, që synon rënien dakord për një traktat të pare ndërkombëtar të plastikës. Traktat i cili do të marrë në përgjegjës të gjithë jetën e plastikës nga prodhimi deri në asgjësim.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
