E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kundër projektligjit italian për përgjimet

La Rue theksoi se ishte "i vetëdijshëm për faktin se projektligji i përgjigjet shqetësimeve në lidhje me publikimin e informacioneve të përgjuara për proceset gjyqësore dhe për çështjen e jetës private". Por theksoi se "projektligji në formën e tij aktuale nuk i përgjigjet në mënyrën e duhur këtyre shqetësimeve dhe kërcënon të drejtën për lirinë e shprehjes".

Duke kujtuar manifestimet kundër projektligjit më 9 korrik, eksperti e rekomandoi qeverinë italiane të "mos e miratojë ligjin në formën aktuale dhe të angazhohet në një dialog me të gjitha palët e interesuara, në veçanti me gazetarët dhe organizatat e shtypit, për të garantuar se këto shqetësime do të merren në konsideratë".
Projektligji 1415 parashikon se, "ai që nuk është akredituar si një gazetar profesionist mund të dënohet deri në katër vjet heqje lirie për regjistrimin e çfarëdo komunikimi ose bisede pa konsensusin e personit të përfshirë dhe shpërndarjes së atyre informacioneve".

"Një sanksion i tillë, që përfshin deri në 30 ditë burgim dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për gazetarët dhe 450 mijë euro për botuesit, është e pavend krahasuar me shkeljen. Po ashtu këto masa mund të pengojnë punën e gazetarëve dhe të cenojnë gazetarinë investigative për çështjet e interesit publik, ndër të cilat edhe korrupsioni, duke marrë në konsideratë zgjatjen e proceseve gjyqësore në Itali, nënvizuar disa herë nga Këshilli i Evropës", theksoi La Rue.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›