E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topalli të shpjegohet për pasurinë e saj

"Jozefina Topallit të dalë publikisht e të shpjegojë sesi ka mundësi që gjatë vitit të shkuar, kur shqiptarët varfëroheshin nga kriza ekonomike, ajo e ka shtuar pasurinë e saj me 33 milionë lekë vetëm nga të ardhurat si kryetare e Kuvendit", deklaroi sot për mediat deputetja e opozitës, Shega Ligori.

Sipas saj, "spikerja e Kuvendit jo vetëm që nuk dëshiron të bëjë transparencë, por nuk ka as guximin të dalë publikisht e të japë llogari përpara shqiptarëve sesi po pasurohet me taksat e tyre".

Akuzat e sotme të deputetes Ligori për pasurinë e kryetares Topalli pasojnë ato të një dite më parë. Ndaj tyre, administrata e Kuvendit reagoi përmes një deklarate ku shprehet se "është e hapur t'i japë kujtdo shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›