Maxhoranca dhe opozita rinisin nesër negociatat
Takimi i parë do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në kryesinë e Kuvendit.
Gramoz Ruci u caktua sot nga grupi parlamentar i PS-së si përfaqësues i saj në këto negociata, dhe përballë do të ketë deputetin demokrat Astrit Patozi. Ky i fundit u mandata dje nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Negociatat që pritet të nisin nesër do të mbështeten mbi rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian në seancën plenare të 8 korrikut. Në rezolutë kërkohet ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Megjithatë, çështja e hapjes së kutive të fletëve të votimit do të mbetet sërish mosmarrëveshja mes palëve.
Kryeministri Berisha deklaroi dje se opozita duhet t’i drejtohet gjykatave, vendase ose ndërkombëtare, nëse dëshiron rinumërimin e votave. Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste i bën thirrje maxhorancës ta harrojë djegien e fletëve të votimit.