E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB me rezolutë kundër kryengritësve në Kongo

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka përkrahur unanimisht një rezolutë që bën thirrje për sanksione kundër dy liderëve të kryengritësve, të cilët pushtuan një qytet të madh në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Rezoluta, e propozuar nga Franca, gjithashtu ka kërkuar përfundimin e përkrahjes së huaj për kryengritësit e grupit M23, të cilët e kontrollojnë qytetin Goma.

Ekspertët e OKB-së kanë thënë se ky grup mbështetet nga Ruanda, e cila i mohon këto akuza.

Rezoluta 2076 bën thirrje për sanksione edhe kundër një lideri tjetër të M23, Sultani Makenga.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›