E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa apelon për paqe në Gazë

Kreu i Kishës Katolike ka apeluar për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas në Rripin e Gazës.

“Ndjej nevojën që të deklaroj sërish se urrejtja dhe dhuna nuk janë zgjidhje e problemit. Unë gjithashtu mbështes përpjekjet për sigurimin e një armëpushimi dhe për shtytjen e negociatave”, ka thënë Papa Benedicti XVI në Romë.

Dhuna ka kapluar prej më shumë se një javë Rripin e Gazës. Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, derisa ky i fundit është kundërpërgjigjur me sulme nga ajri, toka dhe deti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›