E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e partisë, përçahet opozita franceze

Delegatët e partisë së djathtë franceze, UMP, kanë votuar të dielën për të zgjedhur liderin e tyre të ri, pas dorëheqjes së ish-presidentit Nikolas Sarkozi. Të dy rivalët që garonin për këtë post kanë shpallur mëngjesin e së hënës fitoren. Diferenca mes Zhan Fransua Kope dhe ish-kryeministrit Fransua Fillon është vetëm me dhjetëra vota, dhe ata po akuzojnë njëri tjetrin për manipulime. Me këtë grindje, reputacioni i UMP-së është dëmtuar keq dhe figura të larta të së djathtës po u kërkojnë kandidatëve të frenojnë gjuhën e tyre deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar. UMP është krijuar nga ish-presidenti francez Zhak Shirak dhjetë vite më parë, me unifikimin e partive të vogla të spektrit të djathtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›