E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB në fund të muajit seancën për Kosovën

Plani gjashtëpikësh i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së , Ban Ki Mun i është shpërndarë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.Kjo është njoftuar nga Brendan Varma, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun."Vendet anëtare tani kanë rastin që të lexojnë raportin dhe të vendosin se çfarë qëndrimi do të kenë. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit sigurisht që do të mbahet në fund të muajit", deklaroi Varma.
Jozyrtarisht bëhet e ditur se sekretari i OKB-së në raportin për Kosovën ka përshkruar se autoritetet kosovare kanë hedhur poshtë planin e tij gjashtëpikësh për rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX, ndërsa në raport thuhet se Serbia ka pranuar të njejtin plan. Rojters nxjerrë detaje nga plani ku thuhet se policia, doganat dhe gjykatësit në enklavat serbe në Kosovë do të ngelen nën ombrellën e OKB-së, ndërsa pjesët tjera të Kosovës nën EULEX-in.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›