E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OKB paralajmëron rritje të vdekjeve nga rreziku i urisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmërojnë se pasiguria akute ushqimore ka të ngjarë të përkeqësohet më tej në 18 pika të nxehta të urisë gjatë periudhës së parashikimit nga qershori deri në nëntor 2023.

Dy agjencit FAO dhe WFP po lëshojnë një paralajmërim për veprim urgjent humanitar në 18 pika të nxehta të urisë, duke përfshirë 2 grupime rajonale dhe që përfshijnë gjithsej 22 vende.

Në pikat e nxehta të urisë, një pjesë e popullsisë ka të ngjarë të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të niveleve tashmë të larta të pasigurisë akute ushqimore, duke vënë në rrezik jetën dhe jetesën.

Aksioni i synuar humanitar nevojitet urgjentisht për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese në të 18 pikat e nxehta të urisë. Në tetë prej tyre Afganistani, Haiti, Nigeria, rajoni Sahel (Burkina Faso dhe Mali), Somali, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni veprimi humanitar është kritik për të parandaluar urinë dhe vdekjen citon FAO.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›