E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti paralajmëron protesta anti-evropiane në Itali

Kryeministri italian Mario Monti paralajmëroi për rrezikun e protestave anti-evropiane në vendin e tij. Në qoftë se për italianët në një të ardhme të afërt nuk kanë sukses të prekshëm kursimet e tyre dhe po ashtu nuk ka gatishmëri për reforma, në Itali do të ketë protestë kundër Europës, tha Monti për gazetën "Die Welt".

Kjo protestë do të drejtohet kundër Gjermanisë. Kryeministri italian sot takohet në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Gjatë bisedimeve ndër të tjera do të diskutohet për gjendjen në euro-zonë dhe zhvillimet ekonomike në Europë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›