OKB, plan per reduktimin e UNMIK
Letra e shumepritur e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon, tashme i eshte dorezuar Presidentit Fatmir Sejdiu. "Mund te konfirmoj se kemi marre letren ne oren 8 te ketij mengjesi nga selia qendrore ne Nju-Jork per Presidentin Sejdiu", tha dje, zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie. "Pra, eshte nje leter per Presidentin Sejdiu dhe nje kopje e letres per Presidentin serb, Boris Tadic, e cila do t'i dorezohet atij nga zyra e OKB-se ne Beograd", pohoi Geekie. Lideret kosovare nuk kane komentuar permbajtjen e letres. Presidenti Fatmir Sejdiu ka konfirmuar se e ka marre letren, per te cilen ka thene se do ta analizoje dhe me pas do informoje per qendrimin.
SKEMA
Sipas njoftimeve jozyrtare, plani i Ban Ki-Moonit mundeson zvogelimin gradual te UNMIK-ut gjate nje periudhe disamujore, qe do te definohet me vone, si dhe funksionalizim gradual i EULEX-it nen mandatin e OKB-se.
Sakaq, Kryeministri Hashim Thaci ka paralajmeruar nje takim te perbashket, ku do te analizohet letra e Ban Ki-Moonit. "Ne do te zhvillojme nje takim se bashku me Presidentin, Kryetarin e Parlamentit dhe te gjitha autoritetet nderkombetare, dhe do te dalim me qendrim te perbashket per mediumet kosovare e nderkombetare dhe para qytetareve te Kosoves. Po, letra ka ardhur", tha Thaci.
S'KA DETAJE
Detaje te planit te Ban Ki-Moonit nuk jane zbuluar nga asnje zyrtar qe tashme ka pasur ne duar kete plan. "Nuk do te ishte forma e duhur qe te flasim per permbajtjen e letres, sepse eshte leter e Sekretarit te Pergjithshem per Presidentin Sejdiu dhe per Presidentin Tadic. Keshtu qe me se miri eshte qe ky informacion te merret nga zyra e Presidentit", thote Rusell Geekie, i pyetur te komentoje permbajtjen e letres. Nderkaq, nga njoftimet e mehershme jozyrtare thuhej se Ban Ki-Moon do te pranoje ne mase te madhe konceptin per bashkepunim ne mes te shefit te UNMIK-ut dhe te Qeverise se Serbise, te cilin me 16 mars ia ka prezantuar UNMIK-ut ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic. Behet fjale per arritjen e nje marreveshjeje mes PSSP-se dhe Qeverise se Serbise per bashkepunim ne gjashte fusha: polici, gjyqesi, dogana, kontroll kufitar dhe trashegimi kulturore fetare.
Asnje gje nga keto nuk konfirmohet nga zyrtaret e UNMIK-ut, permes te cileve eshte shperndare letra. "Letra mbulon ceshtje per rikonfigurim, por keto jane pikepamje te Sekretarit te Pergjithshem dhe me se miri eshte qe te flase Presidenca dhe Nju-Jorku", tha Rusell Geekie.
Nderkohe, nuk dihet nese plani i Ban Ki-Moonit do te qartesoje perfundimisht konfuzionin e deritashem mbi pranine e misioneve nderkombetare pas 15 qershorit, kur edhe hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves.