E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina ne harè per "Diten e Lirise"

Ne sheshet kryesore te Prishtines, "Skenderbeu" e "Nena Tereza" u zhvillua parmbreme nje koncert i madh festiv, per here te pare, i dy ansambleve kombetare te kengeve dhe valleve nga Shqiperia dhe Kosova. Koncerti i Ansamblit te Kengeve dhe Valleve te Shqiperise dhe ansambli kosovar i kengeve dhe valleve "Shota", u zhvillua ne kuadrin e Dites se Lirise - 12 Qershorit, qe perkujton hyrjen e forcave te NATO-s ne Kosove para nente viteve si edhe pritjen per hyrjen ne fuqi te Kushtetutes me 15 qershor, dhe diten e miratimit ne Kuvendin e Kosoves te Himnit te shtetit me te ri ne bote. Koncertin e hapen Valton Beqiri, minister i Kultures i Kosoves dhe Isa Mustafa, kryetar i Bashkise se Prishtines. Ky koncert erdhi si nje bashkepunim mes Ministrive te Kultures te Shqiperise e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›