E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntëmbëdhjetë çisternave të NATO-s u vihet flaka

Persona të armatosur në jug-perëndim të Pakistanit u kanë vënë flakën të paktën 19 çisternave, të cilat mbanin karburante për forcat e NATO-s në Afganistan.

Autoritetet e rendit thanë se personat qëlluan depozitat në kohën kur shoferët po prisnin përcjelljen e policisë në autostradën kryesore.

Një zyrtar i policisë, Ismail Kurd, tha se dhjetëra persona kanë marrë pjesë në sulm. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende askush.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›