E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB shpenzon miliona për kompani të dyshimta

Kombe e Bashkuara gjithnjë e më shpesh po angazhojnë mercenarë dhe kompani për sigurim, midis të cilave edhe disa me reputacion të dyshimtë, për mirëmbajtje të sigurisë së personelit të tyre në terren, thuhet në një raport.

Organizata deri më tani nuk ka publikuar të dhëna për praktikën e saj të angazhimit të kompanive private për mbrojtje të armatosur dhe të paarmatosur. Sipas raportit të organizatës së pavarur "Global Policy Forum”, me seli në Neë York dhe fondacionit të Berlinit për hulumtime politike, "Roza Luksemburg", në vitin 2010 OKB-ja ka shpenzuar 76 milionë dollarë, në krahasim me 44 milionë në vitin 2009.

Në raport thuhet se përfaqësuesit zyrtarë të OKB-së refuzojnë të zbulojnë se sa shpenzojnë për mirëmbajtje të sigurisë, si dhe të publikojnë listë të plotë të kompanive me të cilat bashkëpunojnë.

"Kjo flet për sistem, i cili është jo-transparent dhe i pakontrolluar", theksojnë autorët e raportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›