OKB vazhdoi mandatin e paqeruajtësve në Qipro

Këshilli i Sigurisë i OKB-së e vazhdoi edhe për gjysmë vit apo deri më 19 janar të vitit 2013 mandatin e Forcave të armatosura të OKB-së për përkrahjen e paqes në Qipro, transmetuan mediat ruse.
Në votimin në organin 15 anëtarësh të organizatës botërore, rezoluta përkatëse u përkrah nga 13 shtete anëtare, ndërsa Pakistani dhe Azerbajxhani abstenuan.
Në rezolutën e miratuar nënvizohet se përgjegjësi për kërkesën për gjetjen e zgjidhjes të problemit qipriot e kanë në vend të parë vetë banorët e ishullit.
Konfirmohet që roli i OKB-së është që të bashkëveprojë me grekët dhe turqit qipriotë në arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të përgjithshme të konfliktit të ishullit të ndarë, mbi bazën e krijimit të një federate dy-zonëshe të dy komuniteteve, me respektimin e barazisë politike, siç parashikojnë rezolutat përkatëse të Këshillit për Siguri.