E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Laurentiis kërcënon Cavanin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka kërcënuar sulmuesin Edinson Cavani që do t’i hakmerret, nëse kërkon rritje të rrogës. Futbollisti uruguaian është njëri prej lojtarëve më të kërkuar kohëve të fundit, me Juventusin në veçanti që është i interesuar për shërbimet e tij.

“Do ta lë në bankinë, nëse kërkon rrogë 7-8 milionë”, ka thënë kreu i klubit napolitan për uebfaqen tuttonapoli.net.

De Laurentiis po ashtu ka insistuar se mesfushori sllovak Marek Hamsik nuk do të largohet nga San Paolo, duke e akuzuar menaxherin e tij, Mino Raiola, se po i bën trysni asistuesit të tij për t’u larguar nga Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›