E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA publikoi “listën e zezë” të shteteve

Piratët somaleze kanë vendosur vendin e tyre në krye të listës se vendeve qe SHBA këshillon te mos vizitohen.

Qeveria e Shteteve te Bashkuara publikoi raportin e përvitshëm mbi gjendjen e sigurisë në botë, duke i bërë njëkohësisht thirrje shtetasve të saj që të shmangin vizitat në vendet e përfshira në “listën e zezë”.

”Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme ndaj interesave të SHBA-së në disa rajone të ndryshme të planetit, përfshi në Evropë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Zyra Shtetërore e Punëve Konsullore.

Ndërkohë, “lista e zezë” e shteteve që nuk këshillohet të vizitohen përfshin Jemenin, Somalinë, Algjerinë, Pakistanin, Arabinë Saudite, Republikën e Afrikës Qendrore, Afganistanin, Sirinë, Kolumbinë, Meksikën, Keninë, zona të ndryshme në Izrael, Pakistanin, Korenë e Veriut e disa shtete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›