OKB zgjat mandatin në Afganistan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vazhduar mandatin e misionit të tij në Afganistan, të njohur si UNAMA.
Ky i fundit është një mision civil që përfshin rreth 1,500 persona, të cilët punojnë në tri fusha kryesore: zhvillim, rindërtim dhe luftën kundër trafikut të drogës.
Mandati i UNAMA-s është zgjatur deri më 23 mars, 2012.