E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: NATO zbaton embargon e armëve ndaj Libisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca ka rënë në marrëveshje për zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë.

“Të gjithë aleatët janë angazhuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, për të ndaluar dhunën e patolerueshme kundër civilëve të Libisë”, ka thënë Rasmusen.

“Komandanti ynë i lartë, admirali Xhejms Stavridis, ka aktivizuar avionët dhe anijet e NATO-s në Mesdheun qendror”, ka shtuar ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›